Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka konfirmuar se nuk ka marrë pjesë sot në konventën e kësaj partie, ku u tha se do të ketë përfaqësim 50/50 mes burrave dhe grave.
Musliu përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka thënë se kjo konventë ka pasur një parullë patetike “50-50”, që për qëllim ka vetëm të tingëllojë bukur.
“Sot, pamë një konventë që favorizoi persona që as nuk e kanë të qartë se kush është PDK-ja përderisa aktivistet e vërteta u thirrën për t´ua bërë publikun për fotot e tyre të Fcb-ukut”, tha ajo.
Musliu ka përmendur edhe sondazhet, duke thënë se nuk është aspak mirë që PDK del në vend të tretë.