Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Qeverinë që nuk vendosi flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 25-vjetorin e Epopesë.
Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ishte vendosur logoja e UÇK-së.
Musliu ndër të tjera u shpreh se “S’mund të vlerësohet sakrifica e Ukrainës nëse nuk vlerësohet lufta e Kosovës për liri”.
“Me lloj ngjyra e flamuj shtetesh u ndriqua kjo ndërtesë e qeverisë por kurr asnjëher më logon e UÇK-së!
Nuk mund ta ndrrojmë e vlerësojmë sakrificën e Ukrainës nëse nuk vlersojmë e nderojmë luftën tonë për Liri!”, shkroi ajo në Facebook.