Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti publikoi disa pamje, ku shihen njësitë e specializuara të ushtrisë serbe në afërsi të Zubin Potokut.
E lidhur me këtë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar drejtori i institutit “Octopus”, Agim Musliu.
Ai tha se këto lëvizje të forcave ushtarake të Serbisë duhet shihen si përgatitje për akte agresioni, ku pas dështimit të 24 shtatorit në Banjskë, Serbia mund të provokojë edhe me forcat zyrtare.
“Kosova duhet ta shikojë këtë lëvizje të forcave ushtarake të Serbisë si përgatitje për akt agresioni. Pas dështimit të agresionit përmes “little green man”, më 24 shtator 2023 në Banjskë, Serbia mund të provokojë tani edhe me forca zyrtare”, shkroi Musliu.