Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ganimet Musliu, ka thënë se Qeveria Kurti po e pranon që ka vjedhur dhe keqpërdorur gjatë menaxhimit të krizës së energjisë.
Musliu këtë po e bazon në faktin se VV-ja tash ka kërkuar që të ketë Komision hetimor parlamentar për energji prej fillimit, pra që nga pas lufta.
“Tendenca e Qeverisë për të bër Komision Hetimor që nga pas lufta është puro pranim i hajnisë dhe keqperdorimit nga kjo Qeveri. Demek na nxunët duke vjedh e keqperdor po hajde t’iu tregojmë çka keni ba ju”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, ajo ka thënë se nuk frikësohen aspak dhe se krimi e dukuri të tjera kanë adresë Vetëvendosjen.
“O prej 1945 fillone se nuk e kem njet me u frigu. Ama hajnia, krimi nepotizimi dhe klientelizmi partiak sot kanë adresë VV.”, përfundon shkrimi i Musliut.
Ndryshe, VV ka kërkuar që të formohet Komisoni hetimor për energji të hetojë krejt dallavaret e mundshme që nga pas lufta.