Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Besianë Musmurati, me numër 25 në listën zgjedhore, ka theksuar se punësimi i vajzave dhe grave është një nga prioritetet kryesore të programit të saj.
Ajo ka prezantuar masa konkrete për të lehtësuar jetën e familjeve, duke përfshirë subvencion prej 100 eurosh për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private dhe zbatimin e mësimit gjithëditor në shkollat me më pak se 600 nxënës.
Sipas saj, këto politika synojnë të ndihmojnë gratë në integrimin në tregun e punës dhe të sigurojnë kushte më të mira edukimi për fëmijët.
Statusi i plotë:
Punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin tonë. 100 Euro subvencion për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private dhe mësim gjithëditor për shkollat nën 600 nxënës.
🗳Voto PDK 131
🗳Voto Besianë Musmurati 25