Të dielën zhvillohet ndeshja e 12-të e Superligës, ku FC DRITA e pret në shtëpi FC Llapin, në ora 13:00.
Në konfrencën e sotme me gazetarë u theksua për rëndësinë e ndeshjes dhe pritshmëritë e saj.
“Po e dijmë që Llapi ka ekip shumë të mirë dhe individualista shumë të mirë tani mbetet të shihet ndeshja e nesërme ku jemi të fokusuar 100% ne 90-të minuta qe të arrijmë 3 pikëshin tonë. Pas 4 fitoreve rreshtë erdh kjo humbje që për neve erdh si befasi pasi që e kishim përgatit ndeshjen shumë mirë ku krijuam avantazh 1 me 0, dhe në atë fushë të rëndë nuk mund të bënim më tepër pos angazhimit që kishim dhe mendojë që duhet ta harrojmë atë dhe të fokusohemi tek 3 pikëshi i radhës nesër” potencoi Mustafa.
Ndeshja FC DRITA:FC Llapi zhvillohet nesër në ora 13-të, në “Stadiumin Sintetik”, në Gjilan.










