Ilmi Mustafa, anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, ka thënë se është e papranueshme mënyra se si realizohen projektet infrastrukturore në Kosovë, veçmas në Gjilan.
E papranueshme mënyra se si realizohen projektet infrastrukturore në Kosovë, veçmas në Gjilan. Një projekt aq i vogël siç është rruga nga fabrika e baterive deri tek Bunari i Përlepnicës me zgjatë gati katër vjet dhe ende larg përfundimit, sinqerisht është e habitshme.
Në vendin ku jetoj e ushtroj biznes, në Gjermani, një projekt i tillë realizohet brenda pak ditëve. Nuk bëhet fjalë për muaj, lëre më për vite.
Paramendoni çfarë humbje përsojnë bizneset që janë rreth e rrotull kësaj rruge, me çfarë pluhuri e katrahure përballen secilën ditë ato. E ka koston e lartë edhe për bizenset edhe për qytetarët krejt kjo hajgare e pushtetit me rrugët në të gjitha anët e Gjilanit.
Bashkë me kryetarin Gagica vizituam këtë rrugë dhe pamë nga afër në çfarë gjendje ndodhet ajo.
Na ndajnë pak muaj nga koha kur diaspora shqiptare do të jetë në pushime, ndërsa shihni gjithandej Gjilanit çka po ndodh me rrugët. Nuk e meriton Gjilani këtë trajtim, as qytetarët e tij e as bashkëatdhetarët!