Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ka pasur rrëshqitje të votës duke shkuar vota e tyre në Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.
Mustafa tha se nuk e kanë pritur këtë rezultat por se vota e tyre ka shkuar në Lëvizjen Vetëvendosje, ai tha se këto vota ishin para 1 viti për LDK’në.
Tutje Mustafa tha se çdo rezultat populist nuk është treguar asnjë rast i mirë dhe i dobishëm në asnjë vend.
“Nuk e kemi pritë askund dhe në asnjë këtë rezultat, nuk kemi pasur asnjë vlerësim të tillë nga fushata që kandidati i jonë për kryeministër e ka z.Hoti e ka bërë në gjithë Kosovë, ka ndodhur një rrëshqitje e votës, qytetarët mund ta dinë pse e kanë bërë atë, unë jam i bindur që LDK ka pasur arsye ta mbroj programin e qendrës së djathtë”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.
“Vota jonë ka shkuar në Vetëvendosje, njerëzit që kanë votuar para një viti e diçka LDK’në tani kanë votuar Vetëvendosjen, kanë votuar ndryshimin që ata e kanë promovuar”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.
“Për mua çdo rezultat që është rezultat populist, në çdo vend dhe përpara në regjimet e tjera edhe tani në demokracinë e vërtetë nuk është treguar asnjë rast i mirë dhe i dobishëm në asnjë vend”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.
Mustafa ka thënë se nuk kanë bërë gabim që prishën koalicion me VV’në dhe rrëzuan Qeverinë Kurti nga pushteti, pasi sipas tij ruajtën marrëdhëniet me SHBA’të.