Koordinatori për Rini, Genc Xh Mustafa ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar në “Sallonet e së Martës”, që organizohet nga organizata, “Democracy for Development” (D4D), me temën Politikat Rinore, “Buxheti vs Nevojat”.
Mustafa ka thënë se komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Kryetari Lutfi Haziri, ka fuqizuar sektorin e rinise duke i përkrahur në aspekt financiar, me rregullore për fuqizimin e vullnetarizmit rinor dhe me një objekt ku i dedikohet vetëm të rinjve.
Sipas tij, sfidë për sektorin e rinise në komunën e Gjilanit mbetet fondi për subvencionim të programeve të përbashkëta me komunat e Anamoravës në rrjetëzimin e OJQ-ve.
“Ndërsa të rinjtë e Gjilanit vazhdojnë të jenë kampion me pjesëmarrje në programin ERASMUS+ nga Komisioni Evropian dhe në ofrimin e programeve të ndryshme se bashku me OJQ-të rinore partnere”, ka thënë Mustafa.