Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se është krenar me Policin e Kosovës, pas aksionit të suksesshëm në Veri të vendit.
Shkrimi i plotë:
Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës, në çdo aksion e pandërprerë në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe në mbrojtje të Republikës sonë.
Vendimi për dhënien e shtesave për rrezikshmëri, për sigurimet shëndetësore dhe jetësore për policinë e Kosovës, duhet të ndodh menjëherë dhe pa menduar fare. Ata duan paga të dinjitetshme dhe kushte të mira për punë. Nuk mjafton veç mburrja për ta, duhet mbështetje në secilën pikëpamje.
Ju lumtë djemë e vajza të uniformuar të Kosovës!