Ilmi Mustafa njihet si afarist i suksesshëm në Gjermani dhe si një qytetar e humanist i respektuar si në Kosovë, poashtu edhe në Gjermani, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se është shumë i lumtur që numri i bizneseve shqiptare në Gjermani po rritet.
Statusi i plotë:
Shumë i lumtur që numri i bizneseve shqiptare në Gjermani po rritet.
U takuam sot në takimin e radhës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Saarbrücken, Republika Saarland.
Ishte vlerësim i përbashkët që të zgjerohet numri i anëtarëve të rinjë, kryesisht me njerëz të cilët janë dëshmuar në veprimtaritë e tyre biznesore në Gjermani.
Sa më shumë shqiptarë të suksesshëm në Gjermani e kudo në botë, aq më shumë shanse për investitorë shqiptar në Kosovë.