Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është imagjinuar nga disa persona, se ekzistojnë dokumente dhe marrëveshje për ndarjen e Kosovës.
Në një intervistë në televizionin publik, Mustafa thotë se nuk ka asnjë dokument në tavolinë, e aq më pak marrëveshje për ndarje apo shkëmbime të territoreve.
“Shkëmbimi territorial dhe ndarja e Kosovës dhe fjalët se ekzistojnë dokumente dhe marrëveshje, janë ëndërruar dhe fantazuar nga disa persona. As nuk ka dokumente e as plane për shkëmbime territoriale e as ndarje të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se beson në SHBA-në dhe se edhe në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, do të mund të sillnin rezultate jashtëzakonisht të mira për Kosovën.
Mustafa ka konfirmuar se me 27 qershor, delegacioni kosovar do të marr pjesë në takimin me palën serbe në Uashington.