Ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka reaguar sot në prag të Marshit të Lirisë. Mustafa ka thënë se sot Kosova krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kryesore të UÇK’së që po gjykohen në Hagë.
Mustafa ka thënë se Kosova kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta.
“Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, ka shkruar Mustafa.










