Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së sotme të kryesisë së partisë ka deklaruar se vendi është në gjendje shumë të rëndë për shkak të jo seriozitetit të liderëve institucionalë.
Si zgjidhje për këtë situatë të krijuar Mustafa tha se LDK i sheh zgjedhjet e reja. Madje ai shtoi se LDK nuk është e interesuar t’i bashkohet qeverisë aktuale.
“Askush të mos mendojë se pavarësisht takimeve tona në Kosovë, që LDK do hyjë në qeveri në këtë mandat me PDK për ta zëvendësur AAK-në ose për t’i shpëtuar ndytësitë e koalicionit përmes LDK. Këta që e kanë bërë këtë duhet ta lajnë vetë”, tha Isa Mustafa.