Kandidati për deputet nga PDK me numër 28, Arben Mustafa, i cili vjen nga Gjilani, mori pjesë në tubimin e organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Livoç të Epërm.
Ai theksoi mobilizimin e madh të qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës në mbështetje të vizionit të PDK-së për një Kosovë që mundet më mirë.
Sipas Mustafës, qytetarët janë të vendosur dhe kanë besim në lidershipin e Bedri Hamzës si kryeministër, duke treguar qartë përkushtimin për ndryshim dhe zhvillim.
Statusi i plotë:
Mobilizim i madh në Gjilan dhe Anamoravë për Kosovën që mundet ma mirë. Populli është i vendosur dhe ka besim në vizionin dhe lidershipin e Bedri Hamzës Kryeministër. #PDK131 #BedriHamza 1 #MemliKrasniqi 2 #ArbenMustafa 28