Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasi që ky i fundit tha se depozitat bankare në Kosovë kanë shënuar rritje dhe se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave ka arritur në shifër rekorde 4.88 miliardë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se qytetarët aq shumë që po kanë para në banka, sa që po ikin jashtë vendit.
“Tregoni dikush ministrit të Financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet”, ka shkruar ai në Facebook.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në 4.88 miliardë euro ka mbërritur niveli i depozitave në sistemin bankar në Kosovë, në fund të muajit korrik.
Ai tha se ngritjet janë bërë kur ka qenë fluksi i madh i mërgimtarëve gjatë sezonit veror.
“Vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord. Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook. /teve1.info/