Në vend të lojërave të fatit, të zhvillojmë një iniciativë të përbashkët për hapje të vendeve të reja të punës në prodhim, tregti, shërbime, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai ka komentuar kështu në rjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Mustafës:
Përgëzoj GP të LDK-së dhe grupet tjera parlamentare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ndalimin e lojërave të fatit. Janë meritorë të gjithë deputetët që përkrahën Rezolutën.
Në këtë frymë, në vend të lojërave të fatit, të zhvillojmë një iniciativë të përbashkët për hapje të vendeve të reja të punës në prodhim, tregti, shërbime. Një program ekonomik që gjeneron punësim.
Fati ynë buron në punën tonë.