Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa, ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që e kanë vizituar sivjet Kosovën, ka qenë dukshëm më i madh se kurdo herë.
Ai ka thënë se ne e kemi obligim me ia bë interesante Kosovën rinisë në diasporë në mënyrë që me pasë rritje të interesimit për ta vizituar.
Shkrimi i plotë:
Numri i bashkatdhetarëve që e kanë vizituar sivjet Kosovën, ka qenë dukshëm më i madh se kurdo herë. Ekonomia e Kosovës ngritet shumë në dhe pas çdo sezone kur diaspora ndodhet atje.
Ne po angazhohemi maksimalisht që ta rrisim numrin e shqiptarëve nga disaspora që investojnë në Kosovë. Investimi në Kosovë e forcon lidhjen e të rinjëve shqiptar që kanë lindë e rritë në diasporë me Kosovën edhe më shumë sikurse ndikon në rënien e numrit të atyre që ikin nga Kosova.
Ne e kemi obligim me ia bë interesante Kosovën rinisë në diasporë në mënyrë që me pasë rritje të interesimit për ta vizituar atë më shumë se dy e tri herë në vit.