Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se situata në Kosovë është tjetër pasë dorëzimt të aktakuzës nga Prokuroria e Specializuar në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë por të të gjitha institucioneve të vendit”.
“Ne këto rrethana Kosova ka nevojë të sigurojë institucione stabile dhe të fuqishme, të mbështesë institucionet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar, sikurse edhe të mbështesë njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e saj, sepse deri atëherë fajësia e tyre është vetëm e presupozuar”.
“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.