Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, të cilin dikur Vjosa Osmani e kishte shef partie, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani.
Mustafa tha se Osmani s’ka hequr dorë nga inatet politike dhe se 100 për qind po i shërben partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kam pritur që pasi të zgjidhet presidente të heq dorë nga inatet politike dhe nga një diskurs mjaft i ashpër politik, të cilin nuk e ka bërë. Kjo flet se ajo nuk ka treguar fare vullnet që të realizojë rolin e saj që e ka me Kushtetutë që të jetë përafruese, unifikuese edhe e subjekteve politike, por edhe qytetarëve. Kryesisht ose 100 për qind është vënë në shërbim të Vetëvendosjes”, tha Mustafa për kp.
Ai theksoi se LDK është në rrugë të duhur, ndërsa thekson se gjitha hatërmbetjet në parti do të tejkalohen.