Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kreu i kësaj partie Isa Mustafa tha se një ndër temat specifike që diskutuan ishte përgatitja për zgjedhje qendrore.
I pyetur nëse kanë ndonjë mënyrë të sigurt për ta rrëzuar qeverinë, Mustafa tha se po bashkëpunojnë më Vetëvendosjen dhe PSD-në.
Ai tha se do ta rrëzonin qeverinë që sot nëse do t’i kishin votat.
E lidhur me dialogun, Mustafa tha se e përkrahin vetëm nëse ka njohje reciproke.
Ai foli edhe për vendimin e taksës 100 përqind, për të cilën tha se është veprim i pamenduar mirë. Megjithatë, ai tha se Serbia e meriton një gjë të tillë.