Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën premtimin dhe riaktivizuan fondet për Kosovën, pas largimit të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Mustafa ka pohuar MMC ka treguar besim ndaj Qeverisë Hoti.
“Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti. Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të ‘vajtojnë’ me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”, thotë Mustafa në shkrimin e bërë në Facebook.
Lexo po ashtu:
MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë
MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë
Kreu i LDK-së, ka shtuar tutje se “sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik”.
Ndryshe, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë, kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për media.
Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti.