I pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar kryetarët e të gjitha degëve të partisë në lidhje me procesin zgjedhor brenda kësaj partie.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa, deklaroi se në këtë mbledhje u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje.
Ky është postimi i plotë i Mustafës:
Miq të nderuar,
Takova kryetarët e degëve të LDK-së, lidhur me bashkërenditjen e procesit zgjedhor.
Degët e LDK-së janë shtylla esenciale e organizimit dhe veprimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Puna me degët dhe në degë është një kultivim specifik i demokracisë dhe vlerave brënda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një atmosferë pune, por edhe solemne, u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje dhe orientimi për ta fuqizuar LDK-në si forcën politike më relevante në Kosovë.