Qytetarë të nderuar të Gjilanit (dhe më gjërë),
Mbrëmë, kryesia e degës së PDK në Gjilan, në takimin e rregullt të punës, pas diskutime përmbajtësore bazuar gjithnjë në ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, unanimisht konstatoi me sa vijon:
Pushteti arrogant i Lutfi Hazirit në Gjilan ishte që nga fillimi i vitit 2014, pushtet i lodhur për t’i sjellur të mira të dukshme komunës por, puxhtet mjaftë efektiv në thellimin e së keqes në këtë komunë.
Pushteti i LDK me Lutfi Hazirin në krye jo që nuk ka mësue nga gabimet shumëvjeqate të tij në qeverisje të kësaj komune e të shtetit por, me nervozizëm dhe arrogancë të shtuar po vazhdon me e thellue dhe me e zgjërue moçalin kutërbues të rrënimeve e të zhvatjes, i cili moçal, heret ose pak më vonë ka me i qitë kreatorët e tij në bankën e përgjegjësisë së tyre të pafalshme historike. Ajo që aktualisht po i ndodhë komunës, në vazhdhëm e akteve të trishta rrënuese është si vijon:
1. Ndërhyrja flagrante në Planin Zhvillimor Urban (PZHU) dhe në planet rregulluese urbane (si derivate të PZHU). Planifikimi hapsinor që nga niveli i Republikës e deri te planet rregulluese janë ligje si të gjitha ligjet tjera sistemore andaj nërhyrja dhe përdhunimi i tyre paraqet shkelje të ligjeve të Republikës së Kosovës. Bile, kjo që po ndodhë në Gjilan është shkelje transparente përmes akteve tinzare e jotransparente deri te kjo që po ndodhë ashiqare e në pikë të ditës.
Qytetarë të nderuar të Gjilanit, mereni me mend sa drastike është kjo mungesë e transparencës (që me plotë të drejtë ne e kemi quajtë tinzi nga prapaskenat dhe podrumet e LDK) sa që asnjëri nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës (KK), bile as ata që e bëjnë shumicën qeverisëse në kuvend nuk e kanë pa asnjëherë projektin e rrugës e cila po ia bën “kirurgjinë” vdekjeprurëse qytetit. Nuk ka më fyese për këshilltarët e këtij kuvendi (për të gjithë) e sidomos për ata që e bartin petkun e fuqisë së pushtetit se sa me qenë ansambël kukullash e makineri votimi për nevojat mikrodespotike të Lutfi Hazirit e të një suite profiterësh primitivë rreth tij.
Për ndërhyrjet parciale flagrante (përherë joligjore) në planet rregulluase të qytetit Lutfi Haziri ka marë një seri të konstatimeve për shkelje nga Minisiria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) e që i kanë ardhur në zyrë si rekomandime përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për anulimin e vendimeve të gabuara të Kuvendit (muskuloz e jodemokratik) të Komunës. Asnjërin prej këtyre rekomandimeve Lutfi Haziri dhe kryesuesja e kuvendit nuk i kanë zbatuar, duke e injoruar instancën qeveritare së cilës i subordinohen me Kushtetutë e me Ligj.
2. Insistimi i Lutfi Hazirit për me e manipulue Bashkësinë Islame e cila tradicionalisht ka bërë punë të mira e të ndershne për komunën e për shtetin është marifeti i radhës plangprishës i tij. Me keqardhje e konstatojmë, që kryetari i Këshillit të BI, përkundër shpjegimeve e komunukimit plotësisht të relakduar e miqësor (qysh nga viti i kaluar), ka rënë viktimë e popullizmit banal të kryetarit të komunës. Gabimi esencial i kryetarit të Këshillit të BI, me të cilin Këshill PDK kishte dhe ka marrëdhënie të shkëlqyeshme është se nuk ka shkue në kuvendin e komunës dhe në diskutim të hapur publik për me ju tregue këshilltarëve dhe qytetarëve të komunës nevojën (e domosdoshme) për me e ndërtue një godinë të administrstës qysh po e thotë ai. Dhe hapi tjetër, pasiqë ta kemi kuptuar nevojën e BI për një ndërtesë të tillë, të na prezentohet publikisht projekti dhe funksionet e tij në mënyrë që pastaj të diskutojmë për lokacionet e mundëshme me bashkëpunim.të ngushtë të KK (të gjitha grupet politike), të BI e të shoqërisë civile.
Ky është rendi i domosdoshëm i hapave për të ardhur deri te një zgjidhje e harmonishme dhe gjithanshëm e pranueshme para së gjithash në të mirë të qytetit e të komunës e pastaj edhe të BI.
Po e përsërisim, ndërhyrja e pjesëshme në planet rregulluese (që në vehte kanë përmbajtje me dhjetëra e me qindra hektarë) është plotësisht joligjore dhe si e tillë, është e dënueshme me Kodin Penal të RKS.
Si shtesë dhe për ilustrim, publikut po i japim njërin nga shumë rekomandime të MMPH për kthimin në normalitet dhe ndaljen e veprimeve të paligjshme (kthimin në harmoni me ligjin për planifikim hapsinor të RKS)
Ndërsa për relacionet e shkëlqyeshme tradicionale të PDK me BI të Gjilanit, dega do të shkruaj e ti bëjë publike këto relacione me publikim të veçantë pas kësaj komunikate.
3. Propozimi i dy emrave nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) për panelin intervistues për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave, aq qartë e shpërfaq qëllimin meskin të kryetarit e të drejtorit të DKA sa ska ku shkon më poshtë.
Përderisa udhëzimi administrativ UA 15/2019 i lëshuar nga MASHT i precizon në mënyrë aq të qartë e konçize hapat e procedurës dhe kriteret për panelin dhe për kandidatët që regrutohen, DKA (përmes tutorit suprem të komunës) ia servon kuvendit dy emra plotësisht në kundësrshim me kriteret e udhëzimit.
Derisa udhëzimi e përcakton qartë se anëtarët e panelit intervistues (dy nga DKA e një nga MASHT) nuk lejohet të jenë në strukturat e organizimeve politike ose të emruar politikë, këta e bëjnë pikërisht të kundërtën, i dërgojnë njerëzit që janë në kryesi të degës dhe në strukturë të LDK. Bile, le që janë figura të politikës po as nuk e kanë nivelin e përgatitjes dhe të përvojës qysh e kërkon udhëzimi i MASHT, e që duhet të jetë, së paku sa niveli i kandidatëve për drejtorë qysh parashihet në udhëzim (së paku 4 dhe 5 vite përvojë pune aktive në arsim, së paku shkollim superior dhe së paku i çertifikuar për menaxhim të institucioneve arsimore).
Thonë, koria brina ska. Kjo është LDK (e AAK) me një mikro despot në maje të saj. Por, njè është e sigurtë, aty do të jenë vetëm edhe për pak muaj dhe asnjëherë më. E kanë mbushë kupën të dyat qysh moti dhe ajo, ka kohë që po u derdhet.
LDK e Gjilanit dhe Lutfi Haziri nuk meritojnë fat më të mirë se LDK e Gjakovës, e Ferizajit, e Prishtinës, e Mitrovucës… është larg më prishëse se ato. Dhe asësesi ndryshe, aty edhe do ta ketë fundin.
Thonë, “Çdo punë e nisur me njet’ t’keq, përfundon me marre”. E Luta e LDK janë fiks përbrenda këtij konstatim shekullor të popullit tonë.
Shoqëria e Gjilanit dhe e Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë në rrugën e progresit përkundër pengesave dhe frenimeve që kësaj shoqëria ia bëri kasta politike e profilit të Lutfi Hazirit.
Si rezultat i shkarravitjes 20 e 30 vjeçare të tyre në nivelet më të larta të pushtetit politik (zhvatës e nepotik) sot, rinia e Kosovës me aq qef e lëshon vendin e vet sepse nuk u ka mbetë pikë perspektive nē të. Të ardhnen e tyre, këta politikaj, e kanë grabitur dhe e kanë rezervue vetëm dhe vetëm për fëmijët dhe për fisin e tyre.
Dita e kusuritjes po vjen e sa më shumë që po afrohet ajo ditë, aq më nevrikë e arrogantë janë ata që i bënë sherre historike shoqërisë shqiptare në përgjithësi e Gjilanit e Kosovës në veçanti.