Ambasada e SHBA-vë e akredituar në Beograd, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkroi iftar, të cilin tashmë e ka shndërruar në traditë, në të cilin morën pjesë personalitete të shquara nga jeta diplomatike, politike e kulturore.
Me ftesë të zëvendës-ambasadorit të SHBA-ve, Kurt Doneli, mori pjesë zëvendës-reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është Myfti i Luginës së Preshevës në kudër të BIPBM.
Jetapress, mëson se të ftuar në iftarin tradicional të Ambasadës së SHBA-vë ishin edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri, deputeti popullor Fatmir Hasani, si dhe kryetari i kuvendit te Preshevës Sami Salihu./jetapress/
Myftiu Saqipi, mori pjesë në Iftarin tradicional të Ambasadës së SHBA-së
