Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, qëndruan në Gjilan dhe vizituan fabrikën “GLOBI M.I” për prodhimin e elementeve të betonit, ku u pritën nga pronari i saj Ismet Haziri dhe panë nga afër kushtet në të cilat bëhet puna në këtë fabrikë shkruan Radio Star.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës përkrah të gjithë ata biznesmenë që sigurojnë mirëqenie për familje të shumta.
Ndërsa, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi për punë të mbarë dhe shprehu kënaqësinë e tij për vizitën që i bëri kompanisë “ GLOBI M.I “ në Gjilan./RADIOSTAR/
Myftiu Tërnava dhe Kryetari i KBI-së z. Naim Aliu, vizituan Kompanin GLOBI M.I
Ndani këtë artikull