Sot është dita e fundit e Ramazanit.
Pas 30 ditë agjërimi, sakrifice e solidariteti, besimtarët myslimanë do të festojnë të premtën, më 21 prill, Fitër Bajramin.
Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, do t’i drejtohet komunitetit mysliman me një mesazh me rastin e Bajramit të Madh.
Ceremonia do të mbahet në ora 11:00 në selinë e BIK-ut.
Nesër namazi i faljes së Fitër Bajramit, do të bëhet në ora 06:23.