Në Gjilan është mbajtur punëtoria e grupit ndërministror për finalizimin e studimit të fizibilitetit për qeverisje lokale. Kjo është Faza e II-të e cila do jep alternativat për zhvillimin dhe avancimin e vetëqeverisjes lokale. Kjo fazë ka përfshirë tri grupe punuese: 1. Organizimi dhe kompetencat e komunave; 2. Bashkëpunimi dhe demokracia lokale; dhe 3. Financat e Pushtetit Lokal.
Në kuadër të grupit ndërministror kanë marrë pjesë përfaqësues nga: MAPL, MZHR, komunat, projekti DEMOS dhe shoqëria civile.
Në ketë punëtori tre ditore Ministria e Zhvillimit Rajonal është përfaqësuar nga z. Xhevat Sefaj në cilësinë e anëtarit të Grupit Punues Tematik 2 Bashkëpunimi dhe Demokracia Lokale.