POZITË E HAPUR: ZYRTAR I BURIMEVE NJERËZORE (1 pozitë)
Lokacioni: Gjilan, Zyrat Qendrore të RIGA PHARM
PËRSHKRIMI I POZITËS
Po kërkojmë një Zyrtar të Burimeve Njerëzore me motivim dhe aftësi organizative për t’iu bashkuar
ekipit tonë. Kandidati ideal do të luajë një rol kyç në zhvillimin e politikave të Burimeve Njerëzore,
rekrutimin e talenteve, organizimin e trajnimeve, zhvillimin e stafit dhe përmirësimin e mjedisit të punës.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
✔ Zbatimi i politikave dhe procedurave të Burimeve Njerëzore
✔ Menaxhimi i plotë i procesit të rekrutimit dhe të përzgjedhjes
✔ Përgatitja, përditësimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të punonjësve
✔ Organizimi dhe monitorimi i programeve të trajnimit dhe zhvillimit profesional
✔ Administrimi i proceseve të performancës dhe sistemit të vlerësimeve
✔ Menaxhimi i marrëdhënieve me punonjësit dhe zgjidhja e çështjeve administrative
✔ Përgatitja e raporteve periodike për menaxhmentin
✔ Mbështetja në zbatimin e iniciativave për përmirësimin e moralit dhe angazhimit të punonjësve
✔ Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar një rrjedhë të qartë informacioni
KUALIFIKIMET E KËRKURARA
✅ Diplomë universitare në Menaxhment, Juridik, Psikologji, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme
✅ 1-2 vjet përvojë pune në fushën e Burimeve Njerëzore
✅ Njohuri të thella për legjislacionin e punës dhe praktikat moderne të HR
✅ Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe organizative
✅ Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh
✅ Njohuri të mira të Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint)
✅ Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar) do të konsiderohet si avantazh
✅ Përvojë me softuer HR do të konsiderohet si avantazh
ÇFARË OFROJMË NE?
Për ju, ofrojmë më shumë sesa një vend pune:
✨ Ambiente të organizuara dhe moderne
✨ Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime
✨ Trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim profesional
✨ Kontratë stabile dhe paga të rregullta dhe konkurruese
✨ Ekip miqësor dhe mbështetës
✨ Respekt dhe vlerësim për çdo punonjës
Konkursi mbetet i hapur deri me datën 22 qershor 2025 ose deri në plotësim të pozitës.
Aplikoni duke dërguar CV-në dhe letër motivuese në: hr@riga-pharm.com ose duke plotësuar formularin ne vijim: https://forms.office.com/e/SKhdXBzMKw