Dedikim nga Nuhi Nuhiu për Agim Xh. Bajrami!
Nga kjo botë, na iku edhe një bashkëvendas përlepnicas Agim Xhevat Bajrami!
Në këto momente dhembje, vështirë të shkruhet, vështirë të kujtohen, të gjitha ato çaste dhe takime e kujtime! Ishte njeri i parimeve, ishte një Juristë,intelektual i rrallë, qe jetoj me parime, Te Agimi vetëm faktet, argument bënin punë! Kurrë ne jete, s’ke pas shancë të ndryshojnë ngjyrat, për Agimin e bardha mbeti e bardhë, por edhe e zeza e zezë!
Në kohën e paraluftës kur okupatori serb largonte intelektualet nga puna, Agimi punonte në Gjykatën Komunale në Gjilan, ky nuk pranoi të largohet me fjalë e vendim, por tha citojnë,, Pa milic nuk e lëshoj zyren”dhe ashtu me forcë e kanë larguar nga zyra, rast i vetëm në Gjykatë! Prandaj, duhet nderuar e përkujtuar këso intelektual, dhe ishte shembull për qëndrimin e tij, ishte këmbëngulës dhe shumë i kjarte në veprime! Por, duhet të pajtohemi edhe me atë që nuk mundemi!
Familja Bajrami, ka dhembje, por edhe krenari! Njashtu edhe në perlepnicasit, kemi humbje e krenari!
Lusim zotin Agimin ta shpërblej me parajsë, familjes, miqve, shokëve e përlepnicasit ti shpërblej me durim!
Respekt dhe të mbetet kujtimi deri në amshim!