Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor të vitit 2018.
Sipas këtyre të dhënave nga ASK, del të jetë se nafta në Kosovë ka pasur rritje të madhe.
Në muajin maj sipas këtyre të dhënave, 1 litër naftë ka kushtuar 1.10 euro, në qershor çmimi i është ngritur në 1.15 euro.
Përpos naftës, ngritje të çmimit ka pasur edhe benzina nga 1.11 në 1.16 euro.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.8% në muajin qershor 2018, krahasuar me muajin qershor 2017.
Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.1%); qumësht, djath dhe vezë (1.8%); perime (9.0%); pije alkoolike (2.3%); duhan (3.2%); përdorim i pajisjeve për transport personal (8.4%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (2.5%) – (ngritje e çmimit të biletave me airoplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK.