Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për të mos certifikuar pesë kandidatë në listën e VV-së, duke përfshirë edhe bartësin e listës, Albin Kurtin.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka thënë që koha e LDK-së dhe e PDK-së ka përfunduar dhe sipas saj, ata e dinë që do të humbin në këto zgjedhje.
“Kapësit e shtetit nuk mund të ndalin ditën që po vjen e as vullnetin e qytetarëve për ndryshim. LDK dhe PDK e dinë se koha e tyre ka përfunduar, e dinë se jo vetëm që do të humbin keq në këto zgjedhje, por edhe do të jenë gjatë kohë një opozitë minoritare”.
“Andaj dhe po bëjnë përpjekjet e fundit që me anë të institucioneve të kapura dhe duke sajuar argumente të paqena juridike të eliminojnë politikisht Albin Kurtin, liderin me mbështetje më të madhe qytetare, ashtu si figurat tjera të rëndësishme të LV! Por po harrojnë se padrejtësia s’triumfon, ajo veç se ngjall zemërim e reagim. Ne, si përherë, jemi në rrugë të drejtë, andaj dhe do fitojmë. #KrejtdheDrejt #meAlbinin”, ka shkruar Nagavci në Facebook.