Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së janë diskutuar zhvillimet politike në vend, prioritetet qeverisëse dhe projektbuxheti për vitin 2027, i cili parasheh mbi një miliard euro investime kapitale, raporton GazetaBlic.
Në mbledhje u diskutua edhe për integrimin evropian të Kosovës, zhvillimet në Shqipëri dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes.
Nagavci theksoi synimin për forcimin e strukturave organizative dhe rritjen e përfshirjes së grave, të rinjve dhe aktivistëve.










