Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka komentuar procesin e emërimit të anëtarëve të Këshllit Drejtues të UP-së, në mesine të cilëve janë përkrahësi i VV-së, Rifat Krasniqi dhe i dyshuari për plagjiaturë, Selim Bezeraj.
Në Facebook ajo shkruan se zgjedhjet e reja në UP nxorën situtë të vjetër, teksa shton se Qeveria nuk ka ndërhyrë në proces.
“Edhe kësaj radhe zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ nuk arritën të prishin qarkun e vicioz të riprodhimit të vetvetes. Zgjedhje të reja nxorën situatë të vjetër. Një qeveri për herë të parë nuk ndërhynë fare dhe vendos të respektojë autonominë e Universitetit dhe kjo duket se është kostoja e rëndë e një sjelljeje normale qeveritare”, shkruan ajo.
“Siç dihet Ministria e Arsimit dërgon 4 anëtarë për Këshilli Drejtues, prej të cilëve jemi munduar të bëjmë më të mirën, me ç’rast kemi dërguar anëtarë me integritet e kredibilitet profesional e personal, prej tyre 50% gra, të cilët angazhohen çdo ditë që gjendja në këtë Universitet të ndryshojë për të mirë”, shton ministrja.
Nagavci thotë se zgjedhjet e sotme dëshmuan mungesën e kapacitetit të UP-së për ndryshime pozitive.
“Në anën tjetër 5 anëtarë të Këshillit Drejtues vinë nga Universiteti, të cilët u zgjodhën sot. Kjo përbërje manifeston nivelin e organizimit të brendshëm dhe frymën dominuese në këtë institucion. Fatkeqsisht zgjedhjet në Universitet edhe kësaj here dëshmuan mungesën e kapacitetit përbrenda këtij institucioni për ndryshime pozitive.”
Ministrja e Arsimit shkruan se betejën për çlirimin e institucionit arsimor nuk do ta ndalin.
“Si Ministre, Qeveri dhe si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duam të bëjmë të ditur që betejën për çlirimin të secilit institucion arsimor të vend nuk do ta ndalim. Universitetin do ta bëjmë vend të dijes dhe shkencës, ku vlojnë diskutimet e dalin idetë, dhe jo vend ku mësohet krimi e korrupsioni e zhvillohet klientelizmi. Universiteti duhet të jetë vend jo vetëm ku mësojmë dhe studiojmë për të mirën e interesin publik, por edhe i jetësojmë ato”, përfundon ajo.