Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherit anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Arbërie Nagavci, thotë se rrëzimi i qeverisë Hoti është i pashmangshëm dhe se rrëzimi i saj është në të mirë të vendit.
Nagavci për “Zërin” po ashtu thotë se kurdo që partitë marrin vendim për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë Hoti, atëherë ky veprim sipas saj do të ishte në të mirë të vendit tonë.
“Kurdo që cilado partitë, qoftë ato që janë në opozitë apo në qeverisje do të marrin vendimin për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, do të ishte një veprim në të mirë të vendit, e jo për mbështetje të LVV-së. Rrëzimi i kësaj qeverie është i pashmangshëm, është vetëm çështje ditësh, kohësh se kur do të ndodhë kjo, por sa më herët që të ndodhë, është më mirë për vendin”, ka thënë Nagavci.