Ministrja e Arsmimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ajo tha se më 14 gusht është hapur aplikimi për subvencionimin me tekste dhe materiale shkollore në platformën e-Kosova, ku tha se procedurat ka qenë më e lehtë sepse prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.
Më tek, Nagavci bëri të ditur se kanë ndarë me kohë katalogun e teksteve tek komunat dhe Drejtoritë Komunale të arsimit tashmë e kanë sjell listën e teksteve të miratuara.
“Kemi ndarë me kohë katalogun e teksteve tek komunat dhe Drejtoritë Komunale të arsimit tashmë e kanë sjell listën e teksteve të miratuara. Këtë listë, e kemi publikuar edhe në faqe të MASHTI dhe kemi kërkuar edhe nga komunat që ti bëjnë publike listat e teksteve.
Kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëdron e hapur”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.