Sot në komunën e Gjilanit u riorganizua Këshilli i Bashkësisë Islame, ku për kryetar në mandatin katër vjeçarë u zgjodh, Naim Aliu.
U mbajt Kuvendi Zgjedhorë për të votuar drejtuesit e rinj të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Me 21 shkurt antarët e posazgjedhur, mbajtën mbledhjen e Këshillit për të bërë propozimin dhe zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame.
Në këtë takim, për kryetar të ardhshëm të Këshillit u propozua Naim Aliu, dhe me vota të hapura, unanaimisht u zgjodh kryetar i këtij këshilli në mandatin katër vjeçar 2020 – 2024.
Më 21 shkurt Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan në mbledhjen e saj,e verifikoi zgjedhjen e Naim Aliut për kryetar të ardhshëm të KBI-së në Gjilan.
Naim Aliu edhe zyrtarishtë sot mori detyrën e kryetarit të ri të këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit në mandatin katër vjeçar 2020 – 2024