FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se mesfushori Hamdi Namani do ta vazhdojë sezonin në formë huazimi te SC Gjilani, pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Komunikata e plotë:
𝐇𝐚𝐦𝐝𝐢 𝐍𝐚𝐦𝐚𝐧𝐢 huazohet te Gjilani deri në fund të sezonit.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, FC Prishtina dhe SC Gjilani kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit Hamdi Namani deri në përfundim të këtij sezoni.
Namani gjatë gjysmës së parë të kampionatit, ka regjistruar 21 paraqitje për Prishtinën në të gjitha garat, përfshirë edhe 4 ndeshje në kompeticionet evropiane. Ai kontribuoi me 3 gola dhe 1 asistim.

