Këngëtari i njohur Naser Berisha, i cili jeton dhe punon në Gjermani, ka komentuar për situatën e krijuar rreth mërgimtarëve që kthehen në vendlindje me automjete luksoze.
Ai ka theksuar se në qytetin e Gjilanit janë të shumtë ata që posedojnë makina të ngjashme me targa lokale ‘06’, dhe kjo ka krijuar një atmosferë xhelozie ndaj mërgimtarëve.
“Vijnë nga Gjermania me G-Class, dhe në Gjilan shoh edhe 30 makina të ngjashme me targa ‘06’. Kjo krijon një lloj tensioni të panevojshëm në mes të banorëve dhe mërgimtarëve,” ka thënë Berisha.
Ai gjithashtu ka theksuar se shumë prej mërgimtarëve që investojnë jashtë vendit, kanë arritur të bëjnë para edhe brenda Kosovës, duke kontribuar kështu në ekonominë lokale.
Ky fenomen ka ngjallur debate të ndryshme në opinionin publik, duke reflektuar raportet sociale dhe ekonomike mes mërgimtarëve dhe banorëve lokalë në Kosovë.