Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.
Aty prezent është edhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani i cili ka kritikuar deputetët duke thënë se hapësira ku po diskutojnë nuk i plotëson kushtet që kjo mbledhje të mbahet.
Ai po ashtu ka kritikuar deputetët për mosmbajten e maskave dhe mosrespektimin e distancës sociale.
“Ky vend nuk i plotëson kushtet për me u mbajtë një mbledhje. Deputetët janë pa maska dhe distanca nuk është në rregull”, u shpreh ai. /Reporteri.net