Nënkryetari i OVL të UÇK’së, Nasim Haradinaj është paraqitur për herë të parë si i akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë, mirëpo përballja e tij u përcjellë me tensione dhe tha se nuk do të flas më por vetëm avokati i tij, shkruan Gazeta Metro.
Haradinaj në fjalimin e tij tha se Prokuroria Speciale duhet të kërkoj fajin në Kosovë për nxjerrjen e dokumenteve sekrete, e jo te OVL të UÇK-së pasi nuk ka pasur qasje në to.
Nënkryetari i OVL të UÇK’së e ka akuzuar Gjykatën Speciale se është prokurori politike, selektive, e njëanshme dhe e korruptuar pasi nuk do t’iu dilte i gjithë ai material nga zyret e tyre.
Ai tha se Specialja i ka vetëm dy qëllime, njëra është që ta njollos luftën dhe ushtarët e UÇK’së dhe tjetra është që po mundohet t’i dënoj përfaqësuesit e këtyre ushtarëve.
Haradinaj tha se qëndrimi i tyre dihet ndaj Speciales dhe lënia e fajit për nxjerrjen e dëshmive është çmendur.
“Zotri Gjykatës dua të them se për mua dhe këdo që ka vetëm një pik logjik nuk ka si kuptohet ndryshe se vetëm kjo prokurori do ta hjek vëmendjen e opinionit nga vetja dhe të kërkojë fajin diku tjetër, pra ne Kosovë e që për ta siç po shihet këtu Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtor kujdestar. Ne pse duhet të përgjigjemi pse i kemi sekretet e tyre. Aty nuk ishin as një fletë as dy fletë, OVL nuk ka pas qasje dhe nuk do të ketë dhe as qe mund të fajësohet për nxjerrjen e këtyre dokumenteve, ne vendin tim duhet të ishin kolegët e kësaj prokurorie apo edhe ndonjëri nga vetë këta”, tha Haradinaj, transmeton Gazet Metro.
“Për mendimin tim kjo prokurori është politike, selektive dhe e një anshme. Është edhe e korruptuar sepse ndryshe nuk do iu dilte i gjithë ai material nga zyret e tyre dhe kjo prokurori ka dy qëllime: mundohet t’i njollos luftën dhe ushtarët dhe po mundohet t’i dënohet përfaqësuesit e këtyre ushtarëve”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.
“Nga ne dhe qëndrimet tona nuk keni çka te pritni apo te befasoheni. Qëndrimi ynë ka qenë publik dhe çdo herë dyshues të këtyre dhomave. Mohimi i faktit duke i anashkaluar se kush i nxirri nga sirtari i kësaj prokurorie këto dokumente kush na i solli këto dokumente në selinë tonë dhe tani ta mbajmë ne përgjegjësinë e tyre është çmenduri. Ne të akuzohemi për t’i lare fajet e kësaj prokurorie është absurde. Unë më nuk flas por do të flas vetëm përmes avokatit”, shtoi Haradinaj.
Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.