Sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit e ka komentuar edhe NATO-ja.
Zëdhënës i Aleancës Veri-Atlantike ka thënë se e dënojnë sulmin në Zubin Potok, por se tani është e rëndësishme të shoshiten, sipas tij, faktet përmes hetimeve të cilat duhet të jenë transparente, në mënyrë që sulmuesit të dënohen ndërkaq qytetarët të marrin sërish shërbimet elementare.
Ky zëdhënës i NATO-s e ka bërë të qartë se Aleanca nuk do të përfshihet në asnjë hetim ndërkombëtar, siç është kërkuar, sepse “kjo detyrë i takon ekskluzivisht Policisë së Kosovës”, e kjo ndryshe nga çfarë ishte vepruar me sulmin terrorist në Banjskë.