Në një postim të Natyra Kuçit është bërë thirrje që të protestojn kundër vizitës së znj. Trendafilova.
Natyra Kuçi ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestën të mërkurën të kundërshtojn këtë vizitë të znj. Trendafilova për të legjitimuar Gjykatën Speciale.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar Gjilanas,
Të mërkurën, në ora 10:00, në Hotel “Astoria”, Gjilan, protestojmë kundër vizitës së znj. Trendafilova.
Pikërisht në Gjilan po dëshirojnë të fshehin skandalet e tyre e të tjetërsojnë rolin e kësaj gjykate. Kjo gjykatë është politike sepse një-etnike. Pikërisht kështu nuk sjell drejtësi por tjetërson histori; nga lufta për çlirim në konflikt për interesa grupacionesh.
Kjo gjë është e papranueshme prandaj protesta është e domosdosshme.
Të mërkurën, ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan, kundërshtojmë këtë vizitë të znj. Trendafilova për të legjitimuar Gjykatën Speciale.