Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nazim Gagica, me numër 43 në listë, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së kategorive të dala nga lufta, duke i konsideruar si shtyllën kryesore mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës.
Në programin e tij parashikohet rritja e pensioneve dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, duke vlerësuar kontributin historik të tyre në ndërtimin e Kosovës së lirë.
Statusi i plotë:
Aleanca ka qenë gjithmonë në krah dhe në mbështetje të kategorive të dala nga lufta, si veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Për ne, këto kategori përfaqësojnë bazën mbi të cilën është ndërtuar dhe konsoliduar shteti ynë.
Programi ynë parashikon rritjen e pensioneve për këto kategori, duke pasur si qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe vlerësimin e kontributit të tyre historik.
Gjatë takimit me krerët e shoqatave të dala nga lufta në Gjilan, u informuam për sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe familjet e tyre, si dhe për nevojat e menjëhershme që kërkojnë adresim.
Si gjithmonë, do të jemi në mbështetje të kërkesave të tyre sa herë që ato paraqiten. Ky është një obligim i yni si shoqëri dhe si institucione për të qenë krah tyre, duke u siguruar që dinjiteti dhe sakrifica e tyre të respektohen gjithmonë.