Nazim Gagica ka dalë një nga figurat më të spikatura të zgjedhjeve të 9 shkurtit te cilat janë numëruar nga diaspora dhe që kanë votuar në Gjakovë, duke siguruar një mbështetje të jashtëzakonshme nga votuesit. Rezultatet e votave me postë të diasporës treguan se ai ishte vetëm një votë prapa kryetarit aktual, Ardian Gjini, duke konfirmuar fuqinë e tij në elektoratin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Përfshirja e tij në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar të AAK-së, me një diferencë kaq të vogël nga kreu i komunës, dëshmon se Gagica gëzon besim të madh mes qytetarëve dhe diasporës. Kjo arritje e vendos atë në një pozitë të fortë për të ardhmen politike dhe konfirmon se ai është një nga figurat kyçe në Gjakovë.
Me këtë sukses, Gagica jo vetëm që ka treguar stabilitet dhe përkrahje të gjerë, por edhe ka dhënë sinjale të qarta se ai mbetet një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike./Radio Star/