Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për deputet me numër 43, Nazim Gagica, ka pritur në selinë e partisë kryetarin e Aleancës për Gjermani, Uke Blakajn, kryetarin për Bavari, Selim Hotin, dhe afaristin e njohur Ilmi Mustafa.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërsa Gagica theksoi se diaspora shqiptare në Gjermani është një faktor i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, duke e cilësuar Aleancën si adresën e duhur për përfaqësimin e saj politik.
Statusi i plotë:
Sot në selinë e AAK-së në Gjilan mirëpritëm kryetarin e Aleancës për Gjermani, Uke Blakajn, kryetarin për Bavari, Selim Hotin, si dhe anëtarin e kryesisë në Gjilan, afaristin dhe humanistin e madh në Gjermani, Ilmi Mustafën.
Diaspora jonë në Gjermani tashmë e ka adresën e saj politike të pakonkurrueshme – Aleancën, e udhëhequr nga figura të shquara e humane, të cilat kanë dëshmuar se jo vetëm dinë, por edhe mund ta zhvillojnë vendin, pavarësisht se ku jetojnë e veprojnë.
Biseduam për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e së dielës.
Me Ukën, Selimin dhe Ilmiun, Kosova mund ta prekë zhvillimin! Le t’iu japim hapësirën dhe mundësitë!
✅ 137 për Kosovën Fituese