Me propozim të kryetarit Haradinaj dhe aprovim të kryesisë në mbledhjen që mbajtëm sot, jam emëruar Koordinator i Shtabit Rajonal të AAK-së për Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Artanë.
Me kryetarët e këtyre degëve, do të angazhohemi maksimalisht që ta fuqizojmë Aleancën dhe të identifikojmë me saktësi problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët në këtë pjesë. Aleanca gjithmonë ka qenë në krye të detyrës, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Kësisoj jemi sot, do të jemi edhe më fuqishëm tani e tutje.
Faleminderit pafundësisht kryetarit Haradinaj për besimin si dhe kryesisë e veçmas degëve përkatëse të udhëhequra nga Faton Jakupi, Labinot Bislimi, ….
Dalshmi faqebardhë!