Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, me numrin 43, mbrëmë pas tubimit në Gjilan zhvilloi një takim me qytetarët, ku morën pjesë edhe kryetari i Listës Konzervatore dhe kandidati Abdullah Klinaku, si dhe kandidatët Ahmet Isufi dhe Zarife Asllani.
Gjatë bashkëbisedimit, u diskutua mbi rëndësinë e familjes si institucion bazë dhe rolin e saj në shoqëri.
Gagica theksoi se Aleanca dhe partnerët e saj të koalicionit i japin prioritet të veçantë mbrojtjes dhe fuqizimit të familjes, duke e cilësuar atë si të shenjtë dhe themelin e çdo gjëje që na rrethon.
Shkrimi i plotë:
Së bashku me kryetarin e Listës Konzervatore, njëherazi kandidat, Abdullah Klinaku, si dhe kandidatët Ahmet Isufi dhe Zarife Asllani, zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me qytetarët mbi temën e rolit të familjes dhe rëndësinë e saj në shoqëri.
Aleanca me partnerët e koalicionit i kushton rëndësi të veçantë familjes si institucion bazë, nga i cili buron gjithçka që na rrethon. Familja është e shenjtë dhe ashtu do të mbetet!