Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 43, Nazim Gagica, ka theksuar se zhvillimi i Ferizajit ka ndodhur në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt.
Gagica, duke u fokusuar në menaxhimin e buxhetit dhe shpërndarjen e tij për qytetarët, theksoi se ndarja e fondeve është bërë në mënyrë të drejtë, pa favorizuar ndonjë parti.
Gagica ka falënderuar qytetarët e Ferizajit për mbështetje dhe angazhimin e tyre në realizimin e projekteve për një Kosovë më të zhvilluar.
“137 ✅ Për Kosovën Fituese!” – ka përfunduar ai.