Kandidati për deputet nga AAK, Nazim Gagica, së bashku me Ahmet Isufin dhe Zaki Asllanin, zhvilloi një takim me kryefamiljarët e Grykës së Karadakut, një zonë me histori të pasur atdhetarie.
Gagica theksoi nevojën për mbështetje të denjë për banorët e kësaj treve, përmes subvencioneve dhe investimeve në bujqësi e blegtori.
Ai kritikoi qeverisjen aktuale për mungesën e përkrahjes ndaj kësaj zone dhe premtoi rikthimin e zhvillimit dhe përkujdesjes shtetërore.
Shkrimi i plotë:
Përmbyllëm ditën në odën e mikut tonë, Shefket Bajrami, bashkë me kndidatët për deputet, Ahmet Isufi dhe Zaki Asllani, me kryefamiljarë nga kjo trevë në Grykën e Karadakut – një trevë që gjatë gjithë historisë sonë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Është obligim i yni t’u sigurojmë këtyre banorëve kushte të mira për të jetuar dhe për t’u marrë me bujqësi e blegtori, duke pasur mbështetjen e shtetit përmes subvencioneve meritore dhe të dinjitetshme.
Ata janë tejmase të zhgënjyer nga qeveria qendrore në largim dhe nga pushteti lokal për humbjen e katër viteve të shkuara kot. Ne do të riparojmë këto dëme dhe do të zhvillojmë Grykën e Karadakut, Gjilanin dhe mbarë Kosovën.